Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova ka startuar te Lille që fitoi 3:1 në udhëtim ndaj Ajaccios.
Ndeshja e së premtes mbrëma i ka takuar xhiros së katërt në Ligue 1. Lille është i katërti me shtatë pikë. Zhegrova luajti deri në minutën e 70-të, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë. Yusuf Yazici, Jonathan Bamba dhe Tiago Djalo shënuan golat për Lille.
Cyrille Bauyala shënoi golin e vetëm për Ajaccion. Qazim Laçi luajti prej minutës së 74-t për Ajaccion.
Artikuj të ngjashëm