Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zhegrova me Lillen në formë të lartë

Edon Zhegrova me skuadrën e Lillet janë duke kaluar formë të lartë në garat evropiane.

Të enjten, Lille fitoi 3:0 në udhëtim te skuadra austriake Sturm Graz, në ndeshjen e parë të një të tetës së finales në Ligën e Konferencës.

Një ditë më pas, për sukseset e Lillet ka shkruar faqja zyrtare e UEFA-s, për Ligën e Konferencës, në platformën “X”.

“Lille e ka humbur vetëm një nga tetë ndeshjet e fundit evropiane. Ka katër fitore e tri barazime”, ka shkruar UEFA të premten.

Zhegrova në Ligën e Konferencës në edicionin aktual, përfshirë edhe kualifikimet, ka shënuar tri gola dhe ka kontribuuar me një asistim.

Në 35 ndeshje të edicionit aktual në të gjitha garat, sulmuesi i Kosovës ka nëntë gola e po aq asistime.