Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zhegrova me asistim vendimtar në fitoren e Lillet

Edon Zhegrova u inkuadrua në lojë në minutën e 70-të të ndeshjes për Lillen që fitoi në udhëtim te Toulouse, me rezultatin 2:0.

Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 28-të të Ligue 1 të Francës.

Futbollistit të Kosovës iu deshën vetëm pak minuta në fushën e lojës për ta regjistruar një tjetër asistim në elitën e futbollit francez.

Zhegrova në minutën e 86-të asistoi për Alexsandron që shënoi për epërsinë e një goli të mysafirëve.

Mohamed Bayo e shënoi një tjetër gol në minutën e 11-të të kohës shtesë dhe ndeshja u mbyll 2:0 në të mirë të Lillet.

Edhe Zhegrova asiston në fitoren e Lillet Futboll Zhegrova asiston në fitoren e Lillet

Zhegrova 23-vjeçar që ka një gol të shënuar në kampionatin francez, ka kontribuuar me katër asistime deri tani.