Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vazhdon superforma e Zhegrovës

Edon Zhegrova

Edon Zhegrova e ka mbyllur një tjetër ndeshje të mirë në Ligue 1 të Francës.

Zhegrova kontribuoi me dy asistime në fitoren e Lille ndaj Monacos me rezultatin 2:0, në kuadër të derbit të xhiros së dhjetë të Ligue 1 të Francës.

Ai asistoi për golin e parë të realizuar në minutën e 32-të, derisa asistimin e dytë e dha dhjetë minuta më vonë.

Zhegrova në nëntë ndeshje në kampionatin elitar të Francës ka asistuar tri herë, ndërsa ka edhe një gol të shënuar. Lille me kë të fitore është forcuar në vendin e katërt me 18 pikë, kurse një pozitë më lart është Monaco me 20 pikë.

Artikuj të ngjashëm