Edon Zhegrova pati minuta në pjesën e dytë ndërsa Pajtim Kasami luajti në tërë ndeshjen në barazimin e Baselit në shtëpi ndaj Young Boysit.
Baseli i vendit të dytë barazoi me liderin Young Boys të mërkurën në mbrëmje 1:1, në kuadër të xhiros së 23 në Superligën e Zvicrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDarian Males shënoi për Baselin në minutën e 20, ndërsa Sandro Lauper për Young Boysin gjashtë minuta më pas.
Reprezentuesi i Kosovës, Zhegrova, luajti prej minutës së 58, kurse Orges Bunjaku nuk u inkuadrua fare.
Baseli pas 23 xhirove zë vendin e dytë me 33 pikë, kurse Young Boysi ka 52 pikë në 23 ballafaqime të luajtura.