Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zhegrova barazon me Zenelin

Edon Zhegrova ishte titullar dhe luajti 59 minuta në barazimin 1:1 që ekipi i tij Lille e arriti në shtëpi të hënën ndaj Reimsit ku luan Arbër Zeneli.

Zeneli u inkuadrua për Reimsin nga minuta e 71-të. Ndeshja i takoi xhiros së 17-të të Ligue 1 të Francës.

Jonathan David (32’) realizoi për Lillen ndërsa për Reimsin shënoi Jens Cajuste në minutën e 79-të.

Lille zë vendin e 7-të me 30 pikë, ndërsa Reimsi është i 11-i me 21 pikë. Në ndeshjen tjetër të elitës së Francës të luajtur sot, Troyesi triumfoi 3:2 në udhëtim ndaj Strasbourgut.