Klubi kroat HNK Gorica, ka raportuar se është zhdukur futbollisti i sapo transferuar Abdullah Talal Hameed.
Gorica kishte transferuar 27-vjeçarin dy javë më parë nga klubi hungarez ZTE.
Përmes një postimi në rrjete sociale, klubi kroat ka treguar se futbollisti është nisur nga Budapesti për në Kroaci më 21 gusht dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.
Nga klubi kroat është bërë e ditur se është lajmëruar rasti në Policinë e Hungarisë.
Hameed kishte shkuar në Budapest për të marrë dokumentacionet e nevojshme.
“Zhdukja është raportuar në policinë hungareze, dhe familja dhe HNK Gorica po kërkojnë nga kushdo që ka ndonjë informacion për Hameed të kontaktojë stacionin apo klubin më të afërt të policisë”, shkruan klubi i HNK Goricës në “Facebook”.
Edhe
Toma transferohet në Poloni
Hameed kishte një makinë Porsche të bardhë “Taycan” me targa suedeze, teksa ka pasaportë irakiane dhe suedeze.
Organet ligjzbatuese nuk përjashtojnë mundësinë që futbollisti të jetë rrëmbyer, pasi ai vjen nga një familje e pasur.