Futbollisti i njohur kosovar Mentor Zhdrella është larguar nga klubi i Feronikelit.
Zhdrella lajmin e ka konfirmuar përmes rrjetit social Facebook, teksa ka falënderuar Feronikelin për korrektësinë e treguar deri tani.
Ai nuk ka bërë të ditur se ku do të vazhdojë karrierën.
“Prej sot kam vendos të ndërpres bashkëpunimin me KF Feronikelin. Desha të falënderoj kryesinë e klubit që kanë qenë shumë korrekt, shtabin teknik, bashkëlojtarët dhe gjithë tifozët e Drenasit për këto 2 vjet të mrekullueshme që kalova aty, klubit i dëshiroj suksese në vazhdim”, ka shkruar ai.