Burundi, shteti i vetëm në Afrikë që ka lejuar të vazhdohet futbolli gjatë pandemisë së koronavirusit, ka vendosur të pezullojë ligën, por nuk ka lënë të kuptohet se pezullimi është për shkak të virusit vrasës, shkruan agjencia Reuters.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Burundit, Reverien Ndikuriyo ka mbajtur një konferencë për media në Bujumbura duke treguar se pezullimi është për të lejuar federatat të rishikojnë arenat për ndeshjet, pasi disa nga to mund të përdoren për fushata zgjedhore.
Zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen në Burundi më 20 maj.
Federata e Futbollit të Burundit ka njoftuar se është duke riarranzhuar kalendarin e ndeshjeve dhe se është e kënaqur që liga dhe garat e kupës janë duke ecur mirë sipas planit. Garat pritet të përfundojnë më 30 maj.
Ndikuriyo nuk ka folur për rreziqet shëndetësore që vijnë me vazhdimin e ndeshjeve. Tifozëve në ndeshjet në Burundi iu është kontrolluar temperatura dhe i janë dezinfektuar duart në hyrje në stadiume në javët e fundit.
Është njoftuar se komiteti do të vendos nëse liga dhe garat e kupës do të vazhdojnë, ka njoftuar federata në komunikatë.
Kupa e Burundit është në fazën çerekfinale, ndërsa deri në fund të ligës kanë mbetur edhe tri xhiro.
Burundi ka raportuar për rastin e parë me COVID-19 më 31 mars, ndërsa Ministria e Shëndetësisë deri më tash ka konfirmuar edhe pesë raste të reja.
-
Burundi nuk mendon të pezullojë ligën në futboll
-
Futbolli do të përballet me virusin në Kupën e Afrikës, që është gati për të nisur
-
Në Bjellorusi tani po shtyhen ndeshje për shkak të koronavirusit
-
Autoritetet në Suedi japin leje për fillim të edicionit
-
Në Bjellorusi shtyhen dy ndeshje pas rasteve të dyshimta me koronavirus