Andi Zeqiri ka shënuar gol për Genkun në disfatën nga Paderborni në miqësoren që u zhvillua të enjten në La Nucia të Spanjës.
Paderborni i kategorisë së dytë të futbollit gjerman fitoi me rezultatin 2:1, në ndeshjen ku u zhvilluan katër pjesë nga 30 minuta.
Zeqiri shënoi në minutën e parë të pjesës së tretë të ndeshjes. Florent Muslija nuk stërviti të mërkurën me Paderbornin shkaku i një lëndimi.
Nuk luajti as të enjten në miqësore. Futbollisti i Kosovës po kërkohet nga disa skuadra të Bundesligës gjermane.