Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeniti triumfon thellë ndaj Malmos

Skuadra e Zenitit ka shënuar fitoren e parë këtë edicion në Ligën e Kampionëve. Zeniti, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit H, ka triumfuar thellë ndaj skuadrës së Malmos. Dueli i luajtur në stadiumin “Gazprom Arena” në Rusi, është mbyllur me rezultatin 4:0 në të mirë të ekipit vendas.

Claudinho (9’), Daler Kuzyayev (49’), Alex Sutormin (80’) dhe Ëendel (94’), kanë shënuar për Zenitin, që i shkaktoi humbjen e dytë rresht Malmos në Champions. Skuadra suedeze e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak, pasi në minutën e Anel Ahmedhoxhiq u përjashtua direkt me karton të kuq në minutën e 53-të

Artikuj të ngjashëm