Një ditë pasi u zyrtarizua si futbollist i ri i Elfsborgut, Arbër Zeneli ka shënuar gol për skuadrën suedeze.
Rikthimi i Zenelit tek Elfsborgu u zyrtarizua të enjten në mbrëmje, ndërsa të premten shënoi nga penalltia për fitoren 4:0 të Elfsborgut ndaj Halmstadtit.
Zeneli në minutën e 21-të ishte i saktë nga 11-metërshi për 2:0.
Zeneli për kohë të gjatë ishte pjesë e ekipit suedez, ndërsa më pas bëri karrierë te Heerenveeni, Reimsi dhe Adana Demirspori.
?? Arbër Zeneli has scored from the penalty spot for Elfsborg in a friendly against Halmstad! ???
— Kosovar Football ?? (@kosovarfootball) March 22, 2024
pic.twitter.com/2apbgdmp6R