Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeneli shënon “hat-trick” kundër Angeholmsit

Vëllai i Arbër Zenelit, Besfort Zeneli, ka shënuar “hat-trick” në fitoren e Elfsborgut U19 në Suedi, kundër skuadrës Angeholms, 5:1.

Të shtunën në kuadër të xhiros së 17-t në futbollin e grupmoshës U19 në Suedi, Zeneli i shënoi golat në minutën 36’, 54’ dhe 79’.

Për skuadrën e tij është fitorja e tretë rresht. 18-vjeçari dha kontribut edhe në fitoren e xhiros së kaluar 2:1 në udhëtim te Mjallby AIF, me një gol e një asistim.

Ka shkuar në kuotën e 12 golave e tetë asistimeve në 10-t ndeshje me këtë grupmoshë.

Ndërkohë me Elfsborgun U21, Zeneli ka pesë gola e tri asistime.

IF Elfsborgu pas 17 xhirove ka 33 pikë dhe renditet në vendin e katërt me tri pikë më pak se AIK-u.