Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeneli kontribuon në fitoren e Elfsborgut

Mesfushori i Kosovës U21, Besfort Zeneli ka kontribuuar të dielën në fitoren 4:0 të Elfsborgut ndaj Kalmarit.

Elfsborgu ishte mysafir në ndeshjen e xhiros së 14-të të elitës së Suedisë.

Zeneli 20-vjeçar në lojë hyri në minutën e 72-të, ndërsa në minutën e 77-të një goditje e tij u devijua dhe topi përfundoi në rrjetë.

Zeneli është në pritje të golit të parë në Allsvenskan.

Elfsborgu udhëheq në kampionatin e Suedisë me 35 pikë.

Edhe Një pjesë për Zenelin në humbjen e Suedisë Futboll 1 muaj më parë Një pjesë për Zenelin në humbjen e Suedisë

Kalmari është i pesti me 22 pikë.