Heerenveeni ka ndarë pikët në ndeshjen e sotme ndaj Rodas në Eredivisie të Holandës.
Ngombo kishte kaluar mysafirët në epërsi në minutën e 35, transmeton Koha.net.
Megjithatë vendasve një pikë ia siguroi përfaqësuesi i Kosovës, Arbër Zeneli i cili shënoi në minutën e 74 pas një kalimi të bukur brenda zonës së rreptësisë. Për të asistoi Veerman.
Për Rodan mungoi përfaqësuesi i Kosovës, Donis Avdijaj për shkak të lëndimit.
Heerenveeni mban vendin e tetë me 31 pikë, kurse Roda në vendin e 16 ka 17 pikë.