Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, po vazhdon të tregojë paraqitje të mira në kampionatin e Holandës.
Zeneli asistoi në golin e vetëm të shënuar në fitoren e Heerenveenit ndaj Twentes me rezultatin 1:0. Zeneli asistoi për golin e shënuar në minutën e 66-të nga Daniel Hoegh, shkruan “Koha Ditore”. Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën dhe i takoi javës së 21-të të elitës së futbollit holandez.
Për Zenelin ishte asisti i dytë rresht dhe ndeshja e tij e tretë pas lëndimit që e mbajti jashtë fushës nga tetori i vitit të kaluar.
Ndërkohë të dielën në barazimin e Rodas përballë AZ Alkmaarit me rezultatin 2:2, titullar ishte sulmuesi i Kosovës, Donis Avdijaj. Avdijaj u paraqit deri në minutë ne 70-të.