Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeneli ndihmon Heerenveenin me një asistim në barazimin ndaj Groningenit

Heerenveni sot ka ndarë pikët në përballje me Groningenin, në kuadër të javës së 30 në elitën e futbollit holandez.

Përfaqësuesi i Kosovës në futboll, Arbër Zeneli ndihmoi skuadrën e tij me një asist, në golin e epërsisë që e shënoi Vlap në minutën e 31, transmeton Koha.net.

Mysafirët barazuan shifrat në minutën e 55 përmes Van Weertit.

Në vendin e tetë Heerenveni ka 40 pikë, kurse Groningeni në vendin e 13 ka 30 pikë.