Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeneli e Rashani fitojnë me skuadrat e tyre, Zhegrova nuk luan

Arbër Zeneli dhe Elbasan Rashani kanë fituar me skuadrat e tyre në elitën e futbollit të Francës të mërkurën mbrëma.

Zeneli me Reimsin triumfoi 1:0 në udhëtim te Ajaccio në kuadër të xhiros së 18-të. Zeneli luajti deri në minutën e 59-të. Reimsi ngjitet në pozitën e 10-të me 24 pikë.

Një pikë më shumë e ka Clermonti që zë pozitën e nëntë.

Sulmuesi tjetër i Kosovës, Rashani, kompletoi ndeshjen dramatike në të cilën Clermonti fitoi krejt në fund ndaj Rennesit, me rezultatin 2:1. Zhegrova ishte në bankën rezervë, në barazimin e Lilleit në udhëtim te Bresti, 0:0.