Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeneli: Do të dalim nga kjo krizë

Sulmuesi anësor i Kosovës, Arbër Zeneli, ka thënë se ai gjithmonë jep maksimumin për Kosovën, por ka raste kur nuk është dita e tij.

Ai thotë se Kosova mund të dalë nga kjo serie prej tri humbjeve rresht, por se duhet të qëndrojnë të bashkuar.

“Në çdo lojë e jepi maksimumin, nganjëherë funksionon e nganjëherë jo. Sot u mundova të jap më të mirën. Normal që mundemi të ngrihemi. Kemi skuadër shumë të fortë. E kemi pak të vështirë të japim gola, por kështu e ka futbolli. Por duhet të punojmë”, ka thënë Zeneli.