Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zelarayan shkruan historinë me golin nga gjuajtja e lirë

Të mërkurën mbrëma, mesfushori i skuadrës Columbus Crew, Lucas Zelarayan, shkroi historinë në ligën MLS të futbollit në SHBA, pasi theu rekordin për shënimin e golit nga gjuajtja e lirë, nga distanca më e madhe.

Në minutën e 36-të në ndeshjen kundër Charlotte FC, Zelarayan e pa daljen e portierit Kristijan Kahlina dhe gjuajti direkt në portë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Distanca ishte rreth 52 metra.

Rekordi i mëparshëm ishte rreth 48 metra distancë.

Armeni 30-vjeçar ka shënuar 17 gola nga jashtë zonës në sezonin e rregullt, qëkur iu bashkua ligës MLS në vitin 2020.