Ai vetëm sa është zgjedhur lundërtari më i mirë i vitit në botë për herë të dytë rresht, por Peter Burling nuk ishte askund për t'u parë në ceremoninë gala të ndarjes së shpërblimeve për më të mirët që u mbajt në Meksikë, shkruan CNN.
Kapiteni nga Zelanda e Re ishte rreth 10 mijë kilometra larg, duke udhëhequr Team Brunel nëpër ujërat e vështirë nga Lisbona e deri te Cape Town në etapën e dytë të garës Volvo Ocean Race (VOR), përcjell Koha Ditore.
"Është fenomenale të marrë këtë çmim, por jemi duke shtyrë fort këtu. Po kemi pak telashe, por është në rregull", tha ai, duke iu referuar garës në të cilën gjendet.
Ai nuk është një njeri që rri i qetë. Në moshën 26-vjeçare Burling është një lundërtar i dëshmuar, ndërsa ka fituar medaljen e artë olimpike në klasën "49she" dhe ka fituar Americas Cup me skuadrën Emirates Team New Zealand....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Messi në listën e ngushtë të UEFA-s për futbollistin më të mirë
-
Ekipi zelandez e fiton garën në “America’s Cup”
-
Gara 1 milion dollarë e dizajnuar që të thyejë më të mirët e botës
-
Pas tetë medaljeve në Botëror, Dressel synon shkëlqimin në Lojërat Olimpike
-
SHBA-ja nuk e çon në botëror pasardhësin e Phelpsit