Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zbulohet vendimi i UEFA-s për dënimin e Agim Ademit [dokument]

Të dielën mbrëma është bërë publik një vendim i UEFA-s për ta dënuar Agim Ademin, kryetarin aktual të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ademi ishte mysafir në RTK të dielën mbrëma dhe tha se nuk ka pasur ndonjë letër të kësaj natyre nga UEFA.

Madje tha që nëse letra ekziston, atëherë ajo të bëhet publike. Por pas deklaratës së tij, grupi opozitar ka bërë publike letrën. Është Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s që ka vendosur ta dënoi Agim Ademin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Atij i ishte ndaluar marrja me futboll deri më 31 dhjetor të vitit 2022 për shkak të dënimit me burg që i ishte shqiptuar në Kosovë. Vendimi është i Thomas Partl, ndërsa mban datën 20 gusht 2020. Ndërkohë Ademi shmangu vuajtjen e dënimit, ndërsa rasti i tij u kthye në rigjykim. Dhe nuk ka pasur ndonjë masë konkrete nga UEFA ndaj tij.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka mohuar që UEFA ta ketë dënuar në vitin 2020. Reagimi i plotë KËTU

{gallery}