Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka mohuar që UEFA ta ketë dënuar në vitin 2020. Ai në emisionin e sportit në RTK ka thënë se një vendim i tillë nuk ekziston dhe sikur të ekzistonte nuk do të mund të ishte në postin e kryetarit të Federatës dhe në një komision të UEFA-s.
Grupi opozitar i Ademit të dielën mbrëma publikoi letrën e UEFA-s të vitit 2020, ku shkruan se Agim Ademi përjashtohet nga futbolli deri në fund të vitit 2022 për shkak të dënimit që i ishte shqiptuar në Kosovë.
Letra e publikuar është me të gjitha shenjat e UEFA, e po ashtu ka firmën e Angelo Rigopoulos, një zyrtari të lartë të UEFA-s.
Ademi nuk ka thënë direkt se letra është e falsifikuar, por ka folur për “fabrikim”.
Artikuj të ngjashëm
-
Agim Ademi tani e pranon se vendimi i UEFA-s u anulua, fillimisht thoshte se nuk ka vendim fare
-
Zbulohet vendimi i UEFA-s për dënimin e Agim Ademit [dokument]
-
Ademi në arrest shtëpiak, FFK-ja kujton rizgjedhjen e tij
-
KE e FFK-së thotë se do t’i njoftojë UEFA-n dhe FIFA-n për situatën rreth Agim Ademit
-
Agim Ademi në arrest shtëpiak për 30 ditë