Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zbulohet plani i Messit për të mbajtur Neymarin te Barça

Lionel Messi ishte njeriu i fundit që kishte tentuar të bind Neymarin për qëndrim te Barcelona, raporton Diario Sport.

Sipas këtij mediumi spanjoll, Messi i kishte premtuar Neymarit se do t’i ndihmonte ta fitonte Topin e Artë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Messi dhe Luis Suarez ishin lojtarët e fundit që u takuan me 25-vjeçarin në një hotel të New Jerseyt për ta bindur që të qëndrojë Neymarin. Takimi i treshes sulmuese ka ndodhur para se Barça të zhvillonte miqësoren ndaj Juventusit në muajin korrik.

Messi i kishte thënë Neymarit: “Çfarë dëshiron? Dëshiron Topin e Artë? Unë do të ndihmoj për këtë”, raporton Diario Sport, transmeton Koha.net.

Ky ishte “veprimi i fundit” i Messit për ta bindur Neymarin që të qëndrojë te Barcelona. Neymari kishte kërkuar që të ekzekutojë gjuajtjet e lira dhe penalltitë më shpesh dhe të ketë një rol kryesor për përfundimin e sulmeve të Barcelonës, derisa Messi të luante rolin e një organizatori.
Edhe pse Messi i ndihmoi Neymarit që të shënonte dy herë në ndeshjen ndaj Juventusit, braziliani tashmë kishte vendosur që të largohej në drejtim të PSG-së, klub i cili pagoi 220 milionë euro për transferimin e tij.