Ylli argjentinas Lionel Messi ka mbetur i zhgënjyer që drejtuesit e Barcelonës nuk arritën ta transferojnë sulmuesin brazilian Neymar gjatë afatit kalimtar të verës, kanë raportuar të enjten mediumet e huaja.
Barcelona pati disa tentime për të bindur PSG-në, që ta lirojë Neymarin, por nuk pati sukses përkundër faktit që braziliani kishte kërkuar largimin, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Do të kisha dashur që Neymar të kthehet. Sinqerisht, nuk jam i sigurt që Barcelona ka bërë të pamundurën për ta transferuar, por e di që është vështirë të negociohet me PSG-në. Jam i zhgënjyer që Neymar nuk erdhi", ka thënë Messi.
Neymar në vitin 2017 iu bashkua PSG-së nga Barcelona për 222 milionë euro dëmshpërblim. 27-vjeçari, ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2022.