Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zbulohen medaljet e “Tokio 2020” një vit para ngjarjes

Medaljet për lojërat olimpike "Tokio 2020" janë zbuluar të mërkurën, saktësisht një vit para fillimit të kësaj ngjarjeje.

Zbulimi i këtyre medaljeve, të dizajnuara nga Junichi Kawanishi, ishte atraksioni kryesor i një ceremonie madhështore të organizuar në kryeqendrën e Japonisë, për të shënuar afrimin e ngjarjes së madhe, shkruan sot Koha Ditore.

Në ceremoni ishin prezentë presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, dhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.

Medaljet, që janë me diametër 85 milimetra, kanë perëndeshën greke të fitores Nike në dizajnin përkrah simbolit olimpik. Medaljet janë bërë nga metalet e ricikluara, të mbledhura nga 6.21 milionë pajisje elektronike të dhëna donacion nga mbarë Japonia.

Abe ka thënë se shpreson që Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm të kenë ndikim të njëjtë, siç patën kur u mbajtën në Tokio në vitin 1964.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)