Qendërmbrojtësi kolumbian Cristian Zapata është përforcimi më i ri i skuadrës së Genoas për edicionin 2019/20, kanë njoftuar mediumet italiane të mërkurën. Zapata te Genoa është transferuar si futbollist i lirë, pasi ditë më parë është larguar nga Milani.
"Jam shumë i lumtur që do ta barti fanellën e Genoas dhe shpresoj ta ndihmoj ekipin të arrij synimet", ka thënë Zapata 32-vjeçar, shkruan sot Koha Ditore.
Zapata ka qenë pjesë e Milanit prej vitit 2013 kurse karrierë në Evropë ka bërë edhe te Villarreali e Udinese. Ai gjithashtu ka edhe 58 paraqitjeme Përfaqësuesen e Kolumbisë.
Artikuj të ngjashëm