Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Young refuzon kontratën me Unitedin, afrohet kalimi tek Interi

Ashley Young raportohet se ka refuzuar zgjatjen e kontratës me Manchester Unitedin.

Sipas GianlucaDiMarzios, Interi është skuadra që po kërkon shërbimet e mbrojtësit anglez në afatin kalimtar të janarit.

Young është në vitin e fundit të kontratës dhe refuzimi për kontratë të re duket se do të çojë në largimin e mëhershëm drejt liderit në Serie A.