Sulmuesi i krahut, Ashley Young, e ka mbyllur kapitullin e tij te skuadra e Aston Villas. Young do të largohet nga klubi anglez muajin tjetër kur edhe i skadon kontrata dhe do të mbetet lojtar i lirë.
Krerët e Aston Villas nuk ia kanë ofruar atij rinovimin e kontratës, pasi Young nuk ka bindur me paraqitjet e tij edicionin e fundit.
Ai ka shënuar vetëm një gol në 29 paraqitje kampionale dhe pritet që karrierën ta vazhdojë diku tjetër.
Young ishte pjesë e Aston Villas prej vitit 2021, ndërsa më herët ka luajtur edhe për skuadrën e Interit dhe Manchester Unitedit.
Artikuj të ngjashëm