Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Young dëshiron të bëhet pjesë e historisë së Interit

Futbollisti anglez, Ashley Young, ka thënë se dëshiron të përdorë përvojën e tij dhe të bëhet pjesë e një historie të madhe te Interi.

Young ka luajtur gjashtë ndeshje me Interin që kur u transferua nga Manchester Unitedi në janar. Ai shënoi golin e tij të parë për klubin në humbjen 2:1 ndaj Lazios në Serie A.

Young po ashtu është paraqitur edhe në Kupën e Italisë dhe në Ligën e Evropës me Interin.

“Unë gjithmonë kam shikuar ndeshjet e ligës italiane, që nga fëmijëria. Gjithmonë kam qenë i intriguar dhe i kam thënë vetes nëse një ditë do të mund të luajë atje. Tash jam në Itali. Unë mendoj për lojtarët që kanë veshur këtë fanellë dhe trofetë që ka fituar ky klub dhe do të dëshiroja të isha pjesë e një historie të madhe. Unë kam luajtur 14 vjet në Premier League dhe e kam sjellë atë përvojë këtu”, ka thënë Young 34-vjeçar, përcjellin mediumet italiane të enjten, transmeton Koha.net.