Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli vazhdon me fitore

Golden Eagle Ylli ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ylli të premten triumfoi në udhëtim ndaj Ponte Prizrenit me shifrat 88:80 në kuadër të xhiros së 25-të.

Për skuadrën e Yllit, kjo ishte fitorja e gjashtë në po aq ndeshje të zhvilluara këtë vit, duke u bërë ekipi i vetëm i pamposhtur në pjesën e dytë të kampionatit. Pas fitores ndaj Ponte Prizrenit, Ylli ka 38 pikë, derisa Ponte ka dy pikë më pak dhe regjistroi humbjen e tretë në shtatë ndeshjet e fundit, transmeton Koha Ditore.

Valon Bunjaku dhe Jameel McKay ishin më të merituarit për këtë triumf të Yllit, pasi ndeshjen e mbyllën me “double-double”.

McKay pati 24 pikë e 13 kërcime, derisa Bunjaku shtoi 24 pikë dhe 11 kërcime. Te skuadra e Ponte Prizrenit, katër lojtarë e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore.

Andre Wolford me 22 pikë të shënuara ishte më efikasi, i përcjell nga Ty Nichols me 21 pikë, tetë kërcime e shtatë asistime. Kjo xhiro do të mbyllet me dy ndeshjet që do të zhvillohen të shtunën.

Edhe Ylli kthehet tek fitorja, mposht Ponte Prizrenin Sport Ylli kthehet tek fitorja, mposht Ponte Prizrenin

Prej orës 17:00, do të përballen Feronikeli – Lipjani, kurse dy orë më vonë do të luhet derbi ndërmjet Pejës dhe Bashkimit.

Rahoveci pushon në këtë xhiro. Kjo është xhiroja e fundit përpara “Final 8” të Kupës së Kosovës që nis javën e ardhshme dhe mbahet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.