Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore dhe ka thelluar krizën e Proton Cable Prizrenit.
Të dielen mbrëma në Suharekë, në ndeshjen e fundit të xhiros së 20-të të elitës së basketbollit kosovar, Ylli fitoi me rezultatin 79:67. Ylli ka shfaqur më shumë në tre prej katër çerekëve dhe mori pikët e vlefshme.
Jalen Nesbitt udhëhoqi Yllin me 22 pikë e gjashtë kërcime. Gëzim Morina i kishte 17 pikë, ndërsa me 12 pikë e 11 kërcime kontribuoi Jan Palokaj.
Ty Cockfield kishte shifrat më të mira te Prizreni. Ndeshjen e përfundoi me 13 pikë e tri asistime. Arti Hajdari i kishte 16 pikë.
Ylli është i katërti me 32 pikë. Prizreni mbetet i parafundit me vetëm 25 pikë.