Golden Eagle Ylli ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook se është përforcuar me basketbollistin, Griffin Ramme.
“Ramme na bashkohet nga Goga Basket në Shqipëri. Ai në të kaluarën ka djersitur fanelën e KB Tirana dhe KB Kumanova, si dhe në Kosovë ai ka qenë pjesë e KB Bashkimit”, thuhet në njoftim.
Ylli pret shumë në ndihmën e Rammes në arritjen e objektivave.
“Ramme pritet të jetë një ndihmesë e madhe për ekipin tonë në arritjen e synimeve tona për këtë sezon”, thotë KB Ylli.