Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli, pengesa më e madhe e Prishtinës për një stinor pa humbje

Z Mobile Prishtina i ka edhe tri pengesa në tentim për të përfunduar stinorin e rregullt në Superligë me të gjitha fitore. Prishtina i ka fituar 25 ndeshjet e deritashme dhe prin në tabelë me 50 pikë.

Prishtina në plejof do të startojë nga pozita e parë e me shumë gjasë Golden Eagle Ylli nga pozita e dytë, shkruan sot “Koha Ditore”. Pikërisht Ylli i Suharekës vlerësohet “pengesa” më e madhe e Prishtinës në rrugën drejt përfundimit të stinorit vetëm me fitore.

Z Mobile Prishtina e pret Golden Eagle Yllin të dielën nga ora 17:00 në kryendeshjen e xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Më pas Prishtina luan në udhëtim me Rahovecin dhe e pret Ponte Prizrenin.

“Forma jonë aktuale dhe rezultatet e Prishtinës na bëjnë të besojmë se do të jetë një ndeshje shumë e fortë, një derbi i madh në prag të plejofit. Pse jo edhe të ndalim serinë pozitive të Prishtinës, pasi Ylli është ekipi i vetëm që mund t’i shkaktojë humbje Prishtinës. Jemi përgatitur mirë dhe do të japim gjithçka nga vetja. Një fitore në këtë duel do të na motivonte edhe më shumë për garat e plejofit, duke paralajmëruar një luftë të fortë për titullin e kampionit”, ka theksuar basketbollisti i Yllit, Alban Veseli. Veseli njeh shumë mirë forcën e Prishtinës, pasi ka luajtur shumë gjatë për këtë skuadër.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)