Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli nigerian pret gjëra të mëdha nga botërori në Rusi

Asnjë komb afrikan nuk e ka fituar kurrë Kupën e Botës, por për lojtarin e Përfaqësueses së Nigerisë, Alex Iwobi, ky fakt nuk flet edhe shumë tash në prag të botërorit "Rusia 2018", ku ai ka synime të mëdha.

Sulmuesi 22-vjeçar i Arsenalit për herë të parë do të luajë në një ngjarje të madhe futbolli, pasi ndihmoi Nigerinë që të përfundojë e para në grup gjatë eliminatoreve në Afrikë, shkruan sot Koha Ditore.

"Mënyra se si jemi kualifikuar na ka bërë që të jemi optimistë të mëdhenj para se të marrim rrugën për në Rusi", është shprehur Iwobi. "Kemi luajtur kundër disa shteteve të mëdha dhe jam i bindur se në botëror do të shkojmë shumë larg".

Iwobi shënoi dy gola për Nigerinë në miqësoren që e fitoi vitin e shkuar ndaj Argjentinës (4:2). Të dyja përfaqësueset sërish do të përballen në botërorin që nis prej 14 qershorit, pasi janë në të njëjtin grup. Pjesë e grupit janë edhe Kroacia e Islanda.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)