Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Nigeria mposht Islandën, rrit gjasat për të kaluar grupin

Nigeria ka shënuar fitoren e parë në Botërorin “Rusia 2018”, ndaj Islandës.

2 me 0 ishte rezultati përfundimtar i takimit, transmeton Koha.net.

Të dy golat e fitores për Nigerinë i shënoi ylli i CSKA Moskës, Ahmed Musa, në minutat 49 e 75.

Me këtë fitore Nigeria mban vendin e dytë në Grupin D, kurse Argjentina e Islanda kanë nga një pikë në vendin e tretë dhe katërt, me Kroacinë që ka 6 pikë në krye të grupit.


Nigeria dyfishon epërsinë ndaj Islandës

Edhe Kroacia arkëton pikët e para në Botërorin e Rusisë Botërori 2018 Kroacia arkëton pikët e para në Botërorin e Rusisë

Nigeria është duke udhëhequr me rezultat prej 2 me 0 tani ndaj Islandës.

Është sërish Musa që ka shënuar për Nigerinë, transmeton Koha.net. Ai realizoi në minutën e 75.


Musa i jep epërsinë Nigerisë ndaj Islandës

Ylli i CSKA Moskës, Ahmed Musa i ka dhënë epërsinë Nigerisë ndaj Islandës, në ndeshjen e tyre të dytë në Botëorin “Rusia 2018”.

Edhe Messi lë prapa telashet me muskuj, kthehet me gol Futboll Messi lë prapa telashet me muskuj, kthehet me gol

Musa realizoi në minutën e 49 pas asistimit nga Moses, transmeton Koha.net.

Në rast të fitores Nigeria do të merrte pozitën e dytë në Grupin D.