Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Kroacia arkëton pikët e para në Botërorin e Rusisë

Kroacia e ka nisur mbarë Botëorin “Rusia 2018”, duke e mposhtur në ndeshjen e sotme Nigerinë.

Etebo kaloi kroatët në epërsi duke shënuar autogol në minutën e 32, transmeton Koha.net.

Golin e dytë dhe të fundit e shënoi ylli i Real Madridit, Luka Modriq nga penaltia. Ishte një faull në Mario Manxhukiqin që i siguroi penaltinë kombëtares kroate.

Në Grupin D kombëtarja e Kroacisë lë prapa Islandën e Argjentinën, që sot ndanë pikët, dhe e fundit pa pikë është Nigeria.


Modriq dyfishon epërsinë e Kroacisë ndaj Nigerisë

Luka Modriq ka dyfishuar epërsinë e Kroacisë ndaj Nigerisë.

Mesfushori i Real Madridit shënoi nga penaltia në minutën e 72, pas një faulli të shkaktuar ndaj Manxhukiqit në zonën e rreptësisë, transmeton Koha.net.

Kjo është ndeshja e parë e Kroacisë në Botërorin “Rusia 2018”.


Kroacia kalon në epërsi ndaj Nigerisë

Kroacia ka kaluar në epërsi ndaj Nigerisë, në ndeshjen e parë të tyre në Botërorin “Rusia 2018”.

Ishte autogoli i Etebos në minutën e 32 që i dha epërsinë Kroacisë, transmeton Koha.net.

Deri më tani Kroacia ka qenë për një nuancë më e mirë se Nigeria.

Artikuj të ngjashëm