"Rusia 2018" ishte Kampionati Botëror më i keq për Afrikën në 36 vjetët e fundit, pasi asnjë ekip i këtij kontinenti nuk kaloi fazën e grupeve, gjë që ndodhi për herë të parë prej vitit 1982, transmeton Koha.net.
Prej kohës kur Algjeria e Kameruni, si dy përfaqësuesit e vetëm të Afrikës, u eliminuan në fazën e grupeve në botërorin e vitit 1982, të paktën një ekip i Afrikës gjithmonë ka avancuar në fazën e nokautit - deri në botërorin "Rusia 2018".
Pesë përfaqësueset e Afrikës: Egjipti, Maroku, Tunizia, Nigeria dhe Senegali shkuan në Rusi me misionin për të përsëritur ose tejkaluar, suksesin e Kamerunit (1990), Senegalit (2002) dhe Ganës (2010) që kishin arritur deri në çerekfinale të këtij turneu.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).