Ylli kinez i kategorisë së rëndë në boks Zhilei Zhang, ka shënuar një fitore me nokaut spektakolar mbrëmë në Florida.
Zhang, medalist i argjendtë nga Lojërat Olimpike “Pekin 2008”, e nokautoi amerikanin Devin Vargas, në raundin e katërt.
Për Zhangun 37-vjeçar është fitorja e 22-të në boksin profesionist nga po aq meçe, 17 prej tyre i ka me nokaut. Vargas ka pësuar humbjen e shtatë karshi 22 fitoreve.
Zhang po shpreson që së shpejti të arrijë deri te një luftë për një titull të madh në boksin profesionist.
Artikuj të ngjashëm
-
Zhang triumfon me nokaut brutal ndaj Wilderit
-
Nokauti i frikshëm i boksierit kinez Zhilei, i afrohet luftës për titull bote
-
Boks, kampioni olimpik i peshës së rëndë nokauton kundërshtarin në raund të parë
-
Boks, talenti amerikan i peshës së rëndë vazhdon të impresionojë
-
Davis nokauton Garcian në superpërballjen e boksit