Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nokauti i frikshëm i boksierit kinez Zhilei, i afrohet luftës për titull bote

Boksieri kinez Zhang Zhilei ka bërë një hap të madh drejt luftës për titull bote në peshën e rëndë në boks profesionist.

Zhilei 39-vjeçar të shtunën mbrëma në Las Vegas nokautoi në raund të parë amerikanin Scott Alexander. Zhilei nokautoi Alexanderin me një të djathtë të fuqishme pas 1:54 minutave luftë.

Zhilei ishte paraparë të luftonte me kroatin Filip Hrgoviq në meç eliminator për titull bote në versionin IBF, të cilin e mban ukrainasi Oleksandr Usuyk. Por, Hrgoviq u tërhoq nga dueli për shkak se pak ditë më parë i vdiq babai.

Zhilei në boksin profesionist ka 24 fitore (19 KO) dhe një barazim.

Ai në boks amator kishte fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike të Pekinit në vitin 2008, ndërsa fitoi edhe dy të bronzta botërore.