Klubi i basketbollit “Prishtina” ka shkruar në faqen zyrtare në Facebook, se ylli i NBA-së, Kyrie Irving ka ndjekur stërvitjet e Prishtinës në rrjetet sociale.
Për këtë ka marrë shkas nga një pëlqim që ai i ka bërë lojtarit të Prishtinës, Patrick Cole, mik i lojtarit me nam.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Irving ka pëlqyer një foto të mikut të tij dhe lojtarit të Prishtinës, Patrick Cole pas seancës stërvitore të së mërkurës. Irving, dyert në Prishtinë i ke të hapura”, ka shkruar KB Prishtina në faqen e vet në Facebook.
Prishtina ka mbledhur basketbollistët më të mirë vendorë, ndërsa bashkë me përforcimet me të huaj cilësorë synon të prekë ëndrrën evropiane të basketbollit.
