Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli i kthehet fitoreve, Trepça thellon krizën

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitoren e parë pas pesë humbjeve rresht në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ylli, të mërkurën në Suharekë në kuadër të xhiros së dhjetë, ka triumfuar bindshëm ndaj skuadrës së Trepçës, të cilën e mposhti me rezultatin 91:54. Me këtë fitore, Ylli ngritet në kuotën e 15 pikëve derisa Trepça mbetet e fundit në tabelë me 12 pikë të mbledhura. Për skuadrën nga Mitrovica, kjo ishte humbja e gjashtë rresht në elitë.

Te skuadra e Yllit në triumfin ndaj Trepçës, ka debutuar trajneri nga Turqia, Fatih Emre Gezer. Me efikasi te Ylli në këtë fitore ishte Samir Zekiqi me 17 pikë të shënuara derisa Egzon Kuqi e Demetris Morant kontribuan me nga 14 pikë për kokë. Në anën tjetër, te Trepça më i dalluarit me nga 15 pikë të shënuara ishin Ramadan Zekiqi e Besnik Azemi.

Artikuj të ngjashëm