Kampioni i Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli është përforcuar me qendran Barret Benson për sezonin e ri. Ekipi nga Suhareka, ka njoftuar të martën se ka arritur marrëveshje me amerikanin Benson (208 cm), i cili është përforcimi i parë i huaj për skuadrën e trajnerit Adis Beqiragiq. Benson ka bërë karrierë në Evropë, duke luajtur në Gjeorgji dhe Itali.
Edicionin e fundit, ai ishte pjesë e skuadrës gjermane Paderborn, ku në 13 ndeshje të luajtura pati një mesatare prej 9.2 pikëve e 6.2 kërcimeve për ndeshje. “Ju njoftojmë qe kemi arritur marrëveshje me Barret Benson i cili luan në pozitën 5, ai në të kaluarën ka qenë pjesë e disa kampionate si Gjermani dhe Gjeorgji”, thuhet në njoftimin e Yllit.