Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli fiton ndeshjen e fundit të stinorit të rregullt

Golden Eagle Ylli e ka fituar ndeshjen e tensionuar me Pejën. Ndeshja e luajtur të dielën pasdite në Suharekë përfundoi me shifrat 80:67 në të mirë të skuadrës vendase. Ishte ndeshje e xhiros së fundit (28) të stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ylli kualifikohet direkt në gjysmëfinale të plejofit. Starton nga pozita e parë me 50 pikë. Peja përfundon e treta me 46 pikë dhe në çerekfinale të plejofit luan me Bashkimin.

Një ndërprerje e gjatë në çerekun e tretë ka karakterizuar ndeshjen e së dielës. Ajo u shkaktua për shkak të reagimit të ashpër të trajnerit të Yllit ndaj gjyqtarëve. Adis Beçiragiq u përjashtua nga loja.

Mikaile Tmushiq udhëhoqi Yllim me 24 pikë e shtatë asistime.

Courtney Fells realizoi 19 pikë për Pejën, që ditë më parë fitoi Ligën Unike duke mposhtur në finale pikërisht Yllin.

Artikuj të ngjashëm