Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli fiton ndeshjen e fortë me Vëllaznimin

Golden Eagle Ylli ka barazuar pikët me Ponte Prizrenin në krye të tabelës së Superligës së Kosovës në basketboll. Të dielën në Suharekë, Ylli fitoi ndaj Vëllaznimit me rezultatin 75:71.

Ndeshja ishte shumë e fortë dhe e barabartë. U vendos vetëm në aksionet e fundit, ndërkohë që skuadrat nuk ia dolën të shkëputen shumë në rezultat.

Ylli tani i ka 32 pikë, sa edhe Ponte Prizreni. Vëllaznimi i Gjakovës mbetet i fundit me 23 pikë, pas xhiros së 19-të.

Më efikasi te Ylli ishte Erjon Kastrati me 18 pikë. Ai shtoi edhe pesë kërcime, por kishte gjashtë topa të humbur. Mitchel Ëilbekin kishte 15 pikë, ndërsa Demetris Morant kontribuoi me pesë pikë e 14 kërcime.

Emmanuel Emogbo ishte më i miri te Vëllaznimi me 22 pikë e 14 kërcime. Cendrik Council shtoi 10 pikë e pesë kërcime, ndërsa Andi Shehu kishte 14 pikë e katër kërcime.

Artikuj të ngjashëm