Skuadra nga Suhareka, Golden Eagle Ylli e ka fituar turneun e Ligës Unike në basketboll, që të mërkurën përfundoi në Durrës.
Në ndeshjen finale, të luajtur në palestrën “Dhimitraq Goga”, Ylli fitoi ndaj Pejës me rezultatin 82:79.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Yllin, ky është trofeu i parë këtë edicion, derisa Peja pas kësaj disfate do të fokusohet në Superligën e Kosovës në basketboll.
Erjon Kastrati me 21 pikë të shënuara ishte më i dalluari tek Ylli.
Tek ekipi nga Suhareka, me lojë të mirë u veçuan edhe Mitchell Wilbekin (18) e Gëzim Morina (15).
Ndërkohë te Peja, që në këtë finale u paraqit pa kapitenin Dardan Berisha e lënduar, më efikasi ishte AJ Walton me 25 pikë e dhjetë kërcime, derisa pikë dyshifrore realizuan edhe Brandon Walters (15) e Leron Dendy (15).