Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Peja – Ylli, finalja e Ligës Unike

PEJA

Peja dhe Golden Eagle Ylli do të luajnë në finale të Ligës Unike. 

Finalen, skuadrat e elitës së basketbollit kosovar, e siguruan të mërkurën pas fitoreve në ndeshjet gjysmëfinale. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në termin më herët të mërkurën, Peja fitoi bindshëm ndaj Vëllaznimit të Gjakovës, 82:67. 
Statistikat më të mira te Peja i pati Logan Routt me 10 pikë, shtatë kërcime e një asistim, kurse te Vëllaznimi me lojë të mirë u dallua Ziggy Ried, që e përfundoi takimin me 17 pikë, shtatë kërcime e dy asistime. 

Në ndeshjen tjetër, Golden Eagle Ylli e mposhti Besëlidhjen e elitës së basketbollit të Shqipërisë. 
Ndeshja u mbyll 76:63 në të mirë të suharekasve. 

Scott Bamforth i shënoi 30 pikë në fitore, ndërsa kontribuoi edhe me pesë kërcime e tri asistime. 
Trey Edmonds ishte më i miri te Besëlidhja me dyshifror të dyfishtë prej 23 pikëve e 11 kërcimeve, por të pamjaftueshme për ta shmangur eliminimin. 

“Final 4” i Ligës Unike u zhvillua në palestrën “Feti Borova”. 

Në po të njëjtën palestër do të zhvillohet edhe finalja nga ora 18:00 të enjten. 

Ndeshja për vend të tretë luhet nga ora 15:00, ku do të takohen Vëllaznimi dhe Besëlidhja. 

Ky edicion i Ligës Unike ishte goxha i zbehtë, pasi u zhvillua në hije të garës shumë interesante të Superligës së Kosovës.