Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Yjtë e Barçës i bëjnë thirrje Neymarit të qëndrojë

Barcelona ka aktivizuar armët e saj më të mëdha në betejë për të mbajtur Neymarin, ku Lionel Messi, Luis Suarez dhe Gerard Pique të gjithë po tentojnë të bindin brazilian që të refuzojë Paris Saint-Germainin.

Skuadra e elitës franceze e ka njoftuar Neymarin se është e gatshme të paguajë 222 milionë euro sa është klauzola për lirimin e sulmuesit brazilian me Barcelonën dhe i ka ofruar atij pagë marramendëse prej mbi 550 mijë euro neto në javë, transmeton “Koha Ditore”.

Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu ka tentuar dhe ka dështuar të bindë Neymarin të qëndrojë, sipas “Mundo Deportivos” dhe Messi e Suarez po mundohen të bëjnë të njëjtën gjë.

Gazeta spanjolle thotë se Messi dhe Suarez kanë folur me Neymarin lidhur me raportimet gjatë kampit stërvitor parasezonal në New Jersey, ndërsa Pique ka pasur veçanërisht një debat të nxehtë me sulmuesin brazilian... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm