Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Yjet e Kosovës premtojnë maksimumin ndaj Turqisë

Futbollistët e Kosovës, në mëngjesin e së martës, janë takuar me njëri-tjetrin në stadiumin e KEK-ut në Obiliq, ku i kanë nisur përgatitjet për ndeshjen kualifikuese për Botëror kundër Turqisë, që zhvillohet më 11 të këtij muaji.

Sulmuesit e Kosovës, Besart Berisha dhe Atdhe Nuhiu, janë të gatshëm të shënojnë në portën turke nëse iu vjen rasti.

Maksimumin e premton edhe mesfushori Milot Rashica, i cili ende është në kërkim të golit të parë me fanellën e Kosovës.

Pas një kohe të gjatë, në Përfaqësuese është rikthyer ish-kapiteni, Anel Rashkaj, i cili shprehet shumë i kënaqur që është ftuar sërish nga Bunjaki.

Rashkaj thotë se në Përfaqësuese duhet të ftohen ata që e meritojnë.

Ndërkaq, risitë e këtij grumbullimi ishin Besar Musolli, që luan te Kukësi, dhe talenti i Romës, Lirim Kastrati.

Edhe Futbollistët e Kosovës të gatshëm për Turqinë Sport Futbollistët e Kosovës të gatshëm për Turqinë

Musolli thotë se është i nderuar që do të veshë sërish fanellën e Kosovës, por nënvizon se më herët ka pasur shkëndija edhe nga Kombëtarja Shqiptare.

Në anën tjetër, Kastrati deklaroi se është shumë i lumtur që për herë të parë e ka ftuar përzgjedhësi Albert Bunjaki.

Përfaqësuesja kosovare do të stërvitet në Obiliq deri të premten dhe në po të njëjtën ditë, do të niset drejt Shqipërisë, ku të dielën do të luajë kundër Turqisë në “Loro Boriçi” të Shkodrës nga ora 20:45.