Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Yjet dhe stafi i Interit refuzojnë uljen e pagave

Futbollistët kryesor të Interit, trajneri Antonio Conte dhe drejtori i përgjithshëm Beppe Marotta kanë refuzuar uljen e pagave pas propozimit të presidentit Steven Zhang, i cili ka pranuar se klubi ka vështirësi financiare, kanë raportuar mediumet italiane të shtunën.

Mësohet se pas refuzimit të kërkesës së klubit për uljen e pagave, presidenti Zhang po e shqyrton seriozisht të ardhmen e trajnerit Conte, drejtorit Marotta dhe disa prej futbollistëve kryesor.

Mësohet se Zhang ka mbetur tejet i zhgënjyer që të gjithë kanë refuzuar uljen e pagave dhe kanë reaguar me nervozizëm ndaj kërkesës së tij.

Drejtuesit e Interit kanë pranuar se janë në kërkim të investitorëve të rinj dhe se në ndërkohë kanë ristrukturuar financat për të mbajtur klubin por njëkohësisht kanë kërkuar edhe sakrificë nga lojtarët e stafi.

Conte ka kontratë me Interin deri vitin e ardhshëm dhe gjasat janë të mëdha që të largohet pas përfundimit të këtij sezoni. Interi e ka fituar titullin e kampionit në Serie A pas një pritjeje prej 11-të vjetësh.

Artikuj të ngjashëm